Sporti

Inter – Roma, tifozët e skuadrës nga kryeqyteti protestojnë për delegimin e gjyqtarit nga Milano

04/21/2022 15:43
nga:Mergim Rreci

Simone Sozza është caktuar gjyqtar kreyesir për ndeshjen mes Interit dhe Romës, por tifozët e skuadrës nga kryeqyteti janë të pakënaqur me vendimin e AIA-s pasi arbitri ka lindur në Milano dhe jeton në Lombardi.

AIA ka shpallur gjyqtarët e ndeshjes së 34-të dhe Sozza është caktuar për ndeshjen e madhe të së shtunës, përcjell GazetaBlic Sport.

Shumë tifozë të Romës po protestojnë kundër vendimit të AIA në rrjetet sociale. Ata besojnë se është e padrejtë që një zyrtari i ndeshjes i lindur në Milano të lejohet të referojë një ndeshje të Interit kundër një kundërshtari nga një rajon tjetër.