Drejtori i Institutit për afirmimin e mardhënjeve ndëretnike (IAMN) Fatmir Sheholli, ka pohuar se Agjensioni IPSOS në Serbi ka realizuat një hulumtim – anketim të qytetarve të Serbisë dhe nga ky hulumtim ka rezultuar që 44% e serbeve janë kundër inkuadrimit të shtetit të tyre në BE, kurse 35% janë për hyrjen në BE, ndërsa 21% nuk kanë dëshiruar të përcaktohen.
Sipas Shehollit, kjo është hera e parë që serbët kanë reflektim të këtillë antieuropian, duke shtuar si arsye që përmenden në hulumtimin e agjensionit IPSOS për këtë rezultat antieuropian përmenden lufta në Ukrainë dhe sentimenti prorus tek serbët si dhe presioni gjithnjë e më i madh i BE dhe SHBA ndaj Serbisë për njohjen e realitetit të pavarësis së Kosovës.
Sheholli thekson se 44% e serbe rezultojn që dëshirojn të rrugëtojn kundër BE e që nënkuptohet se janë në anën e Rusis.
Sipas Shehollit, ky rezultat është shqetësues për vet BE e cila ka derdhur shumë donacione në Serbi, por që rezultatet janë shumë të pafavorshme për vet politikat dhe investimet e BE në Serbi.


