Lajme

Kolegji Universum organizon Panairin e Karrierës – synohet punësimi i studentëve jashtë vendit

04/21/2022 16:23
nga:Genita C

Në Kampusin e Kolegjit Universum në qytetin e Ferizajt sot është organizuar Panairi i Karrierës, raporton GazetaBlic.

Të pranishme ishin mbi 35 kompani  vendore, organizata dhe institucione publike, gjithashtu edhe studentë dhe maturantë.

Eventi kishte për qëllim krijimin e mundësive të rrjetëzimit dhe kontakteve direkte mes studentëve.

Panairi ka qenë i hapur për të gjithë të interesuarit, ku u bë edhe promovimi i produkteve të  kompanive të pranishme.

Studentët ishin të interesuar dhe e panë si një mundësi të mirë të zhvillimit për të hyrë në tregun e punës.

Panaire të kësi lloji pritet të ketë edhe në vazhdim, të organizuara nga Kolegji Universum, kolegj ky  i cili po u mundëson të rinjve depërtim më të lehtë në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë: