Lajme

Zjarr në një Institut ushtarak rus, së paku 1 i vdekur dhe 20 të lënduar

04/21/2022 14:20
nga:Astrit Gashi

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në ndërtesën e Institutit Ushtarak Rus në qytetin Tver.

Sipas agjencisë ruse TASS, një person ka humbur jetën dhe 20 janë lënduar si pasojë e zjarrit.TASS shkruan se zjarri ka rënë për shkak të një mosfunksionimi në instalimet elektrike.

Bëhet fjalë për një institut rus për zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore.