Lajme

Komisioni hetimor për energjinë, Besnik Tahiri: Çka po fshehë VV me direktivë të Albin Kurtit?

04/21/2022 13:04
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK Besnik Tahiri ka thënë pas përfundimit të Kryesisë së Kuvendit se ka pasur debat të gjatë në mbledhje sa i përket krijimi të komisionit hetimor për energjinë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se është e pa kuptimtë se si VV dhe Qeveria po e bllokojnë formimin e komisionit.

“Siç pritej diskutimi kryesor ishte rreth krijimit të komisionit hetimor për energjinë. Ishte debati i gjatë me argumentime të ndryshme. Qëndrimi i GP i AAK është i thjesht, kërkesa për një komision hetimor është e bërë nga kryetari i GP të PDK dhe nënshkrues të kësaj kërkese janë deputetet në disa raste edhe disa deputet që nuk e mbështesin si grup parlamentar, por si deputet. Për ne është e habitshme, e pakuptimit dhe njëherit kureshtje se cila është arsyeja që shumica, pra VV e kundërshton themelimin, çka po fshehin nga një komision hetimor që në të kaluarën ka ndodhur për tema të ndryshme. Është e pakuptimt për mua pse po refuzohet ky komision dhe çka po fshehin VV me direktivë të Qeverisë dhe Kurtit”, tha ai.