Manchester United ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Erik ten Hag.
Kontrata e tij vlen deri në qershor 2025, me opsionin për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është një nder i madh të emërohem menaxher i Manchester United dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar nga sfida përpara. Unë e njoh historinë e këtij klubi të madh dhe pasionin e tifozëve dhe jam absolutisht i vendosur të krijoj një ekip të aftë për të dhënë suksesin që meritojnë”, tha ten Hag në fjalën e tij të parë.
“Do të jetë e vështirë të largohem nga Ajax pas këtyre viteve të pabesueshme, dhe unë mund t’i siguroj tifozët tanë për angazhimin tim të plotë dhe fokusimin për ta sjellë këtë sezon në një përfundim të suksesshëm përpara se të shkoj te Manchester United.”
???
The new First-Team Manager of Manchester United: Erik ten Hag.#MUFC || #WelcomeErik
— Manchester United (@ManUtd) April 21, 2022
/GazetaBlic Sport/


