Arsenali ka arritur një fitore të madhe mbrëmë ndaj Chelseas në Premier League.
Rezultati përfundimtar ishte 2 me 4 në “Stamford Bridge”, shkruan GazetaBlic Sport.
Granit Xhaka zhvilloi një paraqitje fantastike për skuadrën e Artetas, atje ku mori kritika të mëdha pozitive pas ndeshjes.
Madje, u bë viral me lëvizjen e tij të mrekullueshme tek goli i dytë. Ai dribloi fillimisht Lukakun tek zona e tij, pastaj futi topin në mes të këmbëve të Alonsos dhe nisi përpara një top nga ku edhe erdhi goli.
Granit Xhaka, take a bow. pic.twitter.com/BDDbjusvJ2
— Ydot? (@btwtheliness) April 20, 2022


