Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka replikuar me Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Selakoviq në kundërpërgjigje i ka thënë Gërvallës se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Derisa Gërvalla, pa ua përmendur emrat Thaçit e Veselit, i ka thënë se Selakoviqit se kasapi i Ballkanit ishte Sllobodan Millosheviq dhe këtë e dinë të gjitha ata që janë prezentë në këtë takim.
Gërvalla e ka mbrojtur pedhe luftën e UÇK-së, duke thënë se e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë dhe i ka përdorur edhe deklaratat e fundit të ish-senatorit zviceran Dick Marty, i cili ditë më parë tha se shërbimi serb e ka planifikuar vrasjen e tij, me qëllim që t’ua linte si krim shqiptarëve.
Selakoviq-Gërvallës: Kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Thaçi dhe Veseli


