Lajme

Pentagoni: Testimi i raketës ruse nuk është kërcënim

04/20/2022 19:55
nga:Q R

Gjatë ditës u raportua se Rusia ka testuar një raketë balistike, duke ngritur dyshimet për një kërcënim.

Ndërkaq, Pentagoni tha se testimi i raketës balistike ruse nuk është një kërcënim për ShBA-në dhe aleatët e saj, pasi Moska “e njoftoi siç duhet” Uashingtonin për testin sipas detyrimeve të traktatit të saj bërthamor.

“Nuk ishte një surprizë”, u tha gazetarëve John Kirby, zëdhënës i Pentagonit.

Pak më parë, Putin tha se raketa e re Sarmat, e aftë për të goditur objektiva me rreze të gjatë, ishte menduar për ata që përpiqen ta kërcënojnë Rusinë.