Lajme

Shteti i Kosovës planifikon të dërgojë ekspertë të forenzikës në Ukrainë

04/20/2022 19:42
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot takuan  ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe ata të ngarkuar me çështjet e ADN-së pranë Agjencisë Kosovare për Forenzikë.

Gjatë takimit u diskutua mundësia e angazhimit të ndonjërit nga ekspertët kosovarë të forenzikës në Ukrainë, si ndihmë e Kosovës për këtë shtet, i cili po sulmohet nga ushtria ruse që nga 24 shkurti.

“Ditëve në vijim do të intensifikohet komunikimi ndërmjet Qeverisë dhe ekspertëve të forenzikës rreth kësaj forme të ndihmës për Ukrainën”, thuhet në njoftimin nga zyra e kryeministrit.