Sporti

Interesim i jashtëzakonshëm nga fansat e Romës për ndeshjen ndaj Leicestert, mbi 100 mijë tifozë janë në pritje

04/20/2022 19:09
nga:L J

Mbi 100 mijë tifozë të Romës janë në radhë online për të përfituar një biletë në takimin Roma-Leicester, e vlefshme për gjysmëfinalen e Conference League. Roma po merr dashuri nga tifozët e saj. Një radhë online më shumë se një orë për të blerë kuponin. Ka pritshmëri të mëdha sigurisht për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Angli.

Rezervimi i biletave online do të fillojë nga ora 10:00 nesër dhe kërkon blerjen e një kupon pdf që i jep të drejtën tifozit të marrë biletën në hyrje të stadiumit. Ato tifozë që janë të abonuar, kostoja e kuponit është 45 euro.

Abonentët do të kenë parablerje, kostoja e kuponit është 45 euro. Një entuziazëm i pabesueshëm që tifozët verdhekuq urojnë që të sjellë fitoren dhe kualifikimin e skuadrës në finalen e Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë.