Sporti

I vendosën armën në kokë – publikohen video e grabitjes së kampionit të boksit, Amir Khan

04/20/2022 18:46
nga:L J

Amir Khan, një ish-kampion i botës në peshat e rënda dhe ylli i madh britanik i boksit, është grabitur në Londër.

Khan po kalonte rrugën në Londrën Lindore në shoqërinë e gruas së tij kur hajdutë të armatosur iu afruan, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne po kalonim rrugën dhe për fat Faryal ishte disa hapa pas meje. Dy burra vrapuan, më drejtuan një armë në fytyrë dhe më kërkuan një orë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të dy jemi të sigurt,” tha 35-vjeçari Khan, të cilit i vodhën orën që kap vlerën e rreth 85 mijë eurove.