Kylian Mbappe është lidhur me një largim nga PSG në merkaton e ardhshme.
Mediumet e ndryshme botërore kanë raportuar se sulmuesi francez mund të largohet nga PSG pas përfundimit të sezonit dhe të transferohet tek Real Madrid në Spanjë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në lidhje me largimin e tij të mundshëm ka folur edhe presidenti i shtetit të Francës, Macron – i cili ka thënë se ata duhet të luftojnë ta mbajnë sulmuesin në ligën e tyre, pasi është një super lojtar.
“Është më mirë të luftojmë që ai të qëndrojë në ligën franceze, sepse ai është një lojtar i madh” tha presidenti, Emmanuel Macron për Onze Mondial.
/GazetaBlic Sport


