Sporti

Zyrtare: Trepça 89′ rikthehet në Superligën e Kosovës

04/20/2022 16:54
nga:L J

Skuadra mitrovicase, Trepça 89′ ka fituar derbin ndaj Trepçës dhe ka siguruar promovimin në elitën e futbollit kosovar.

Trepça 89′ ka mposhtur Trepçën me rezultatin 2:0, falë golave të Pllanës dhe Morinës, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë fitore, Trepça 89′ e ka siguruar edhe matematikisht titullin në Ligën e Parë A dhe njëkohësisht edhe rikthimin në Superligë.

Trepça 89′ ka grumbulluar 50 pikë në 23 xhiro dhe në sezonin e ardhshëm 2022/23 do të luajë në Superligën e Kosovës.

/GazetaBlic Sport