Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me shefin e Zyrës Diplomatike Belge në Kosovë, Julien Sassel.
Pas takimit Haradinaj ka bërë të ditur se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat.
“Belgjika si shtet mik, gjithmonë ka qëndruar përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që këtë miqësi ta avancojmë me fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Në takimin që pata me Julien Sassel, shef i Zyrës Diplomatike Belge në Kosovë, biseduam për zhvillimet politike e ekonomike në vend dhe poashtu, shpreha gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ambasadori Sassel, nga ana e tij, konfirmoi se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:


