Lajme

Komuna reagon ndaj denoncimit të Vetëvendosjes për zyrat e LDK-së

04/20/2022 13:21
nga:Astrit Gashi

Drejtoria e Inspekcionit ka reaguar pas akuzave të djeshme të LVV-së në Prishtinë se kjo drejtori ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

LVV-ja e Prishtinës po e akuzon LDK-në, e cila udhëheq me Komunën e Prishtinës, se ka bërë renovimin e zyrave të Lidhjes Demokratike pa leje të lëshuar nga Drejtoria e Inspekcionit të Komunës.

Por, Komuna e Prishtinës ka mohuar akuzat e LVV-së.

Në një reagim për media, Drejtoria e Inspekcionit ka thënë se i kryen detyrat e saj publike pa ndikim politik.

“Si Drejtori e Inspekcionit, mbështetur edhe në kërkesat/ankesat e qytetarëve të Prishtinës, kemi ndërtuar prioritetet e tona të cilat konsiderojmë se përbëjnë prioritet edhe për jetën e përditshme të qytetarëve të Prishtinës, dhe në asnjë formë nuk do të pranojmë diktat politik të askujt lidhur me mbarëvajtjen e punëve dhe realizimin e planeve tona për Prishtinën”, thuhet në reagimin e kësaj Drejtorie.