Interi fitoi derbin e Kupës së Italisë 3-0 dhe u kualifikua në finale, por Milani akuzon për një episod që mund të rihapte ndeshjen, goli i Bennacer i anuluar në minutën e 64-të nga VAR për një pozicion jashtë loje nga Kalulu, ku sipas tyre e kishte penguar pamjen e portierit.
Vendimi i Marianit nuk i bindi kuqezinjtë por jo vetëm kaq, as jashtë vendit nuk u vlerësua se ishte i duhuri, përcjell GazetaBlic Sport.
Lucas Hernandez, mbrojtësi i Bayern Munichut dhe vëllai binjak i mbrojtësit të krahut të Milanit, Theo, ka reaguar në Instagram, duke e quajtur skandaloz vendimin e gjqytarit.



