Lajme

Ish-zëvendësministri i emëruar nga Kurti: Nismat e partive opozitare duhet të përkrahen nga partia në pushtet

04/19/2022 21:23
nga:Genita C

Ish-zëvendësministri i emëruar nga Kurti, Jusuf Thaçi ka reaguar ndaj refuzimit të Qeverisë për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” u shpreh se, nismat e partive opozitare duhet të përkrahen nga partia në pushtet.

“Nismat e partive opozitare parlamentare për hetim parlamentar duhet të mundësohen dhe të përkrahen nga partia/të në pushtet”, shkroi ai.