Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala e quajti tendencë për t’i ikur të vërtetës refuzimin e Qeverisë ndaj formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.
Në një prononcim për GazetaBlic, Shala u shpreh se PDK-ja e konsideron si gabim të madh kur i mohohet e drejta kushtetuese opozitës, e drejtë kjo e përcaktuar nga ligji dhe rregullorja.
“Është tendencë për t’i ikur të vërtetës, tendencë për të manipuluar keq menaxhimin në sektorin e energjisë elektrike, mosballafaqimi i tyre me të vërtetën dhe me ligjin, ne konsiderojmë që është një gabim i madh”.
“Për të kërkuar transparencë dhe për të krijuar komisionin hetimor paralamentar, po mohohet e drejta ligjore e opozitës që e përcakton, ligji, rregullorja dhe kushtetuta”, u shpreh Shala.
Shala shpreson se të bashkuar si opozitë do të krijohet Komisioni Hetimor parlamentar dhe do të bëjnë zbardhjen e të gjitha frekuentimeve të cilat i cilëson si të dëmshme për buxhetin e shtetit.
“Është obligim kushtetues dhe ligjor, llogaridhënia nga institucionet ekzekutive dhe në këtë realacion, këtë pjesë të mazhorancës e shohim si veprim të gabuar dhe shpresoj që shumë shpejt do të arrijmë synimet tona të bashkuara si opozitë, të krijohet Komisioni Hetimor parlamentar dhe zbardhjen e të gjitha frekuentimeve tona të bazuara, që i kemi në një menaxhim jo të mirë dhe të dëmshëm për buxhetin e vendit”.
I pyetur se a ka ndodhur një rast i tillë në të kaluarën, ai dha një përgjigje të prerë duke thënë se është vetëm Qeveria Kurti që është përfshirë në veprime jokushtetuese.
“Në të kaluarën, ka pasur disa Komisione parlamentuar hetimore për raste të caktuara, ekonomike, për hidrocentrale, për AKP-në dhe disa institucione tjera, por asnjëherë nuk ka ndodhur që partitë të bllokojnë formimin e Komisoneve Hetimore Parlamentare. Ka pas raste të njohur kur të gjithë në nivele më të larta shtetërore kanë informuar institicionet parlamentare, përveç Qeverisë Kurti që po tenton t’i ikë veprimeve ilegale dhe jokushtetuese”, përfundoi Shala.
/GazetaBlic/


