Lajme

Kajtazi: Refuzimi për themelimin e Komisionit Hetimor është tendencë për të fshehur diçka, të hetohen edhe punësimet në KEK

04/19/2022 19:30
nga:Genita C

Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka reaguar për refuzimin e Qeverisë ndaj formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.

I kontaktuar nga GazetaBlic, Kajtazi u shpreh se refuzimi për themelimin e Komisionit Hetimor është tendecë për të fshehur diçka.

“Refuzimi për themelimin e Komisionit Hetimor është tendencë për të fshehur diçka. Në rast se pushteti nuk do të kishte asgjë për të fshehur, natyrisht se ata do të kishin mbështetur propozimin e opozitës për themelimin e Komisionit Hetimor”, tha ai.

Kajtazi flet edhe për propozimin e opozitës që ka të bëjë me hetimin për punësimet në KEK, ku thotë se 90% janë militantë dhe familjarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët sipas tij, janë punësuar në një konkurs të paligjshëm.

Kajtazi thotë se kjo është mënyra se si Qeveria Kurti ka provuar t’i fsheh dështimet dhe nuk përjashton faktin e ndonjë ‘pazari’ për blerjen e energjisë në këtë kohë krize.

“Në kuadër të këtij Komisioni Hetimor, opozita ka propozuar edhe hetimin për punësimet në KEK, ku këtu është dëshmuar që janë pothuajse mbi 90% militantë dhe familjarë të VV-së të cilët janë punësuar në një konkurs të paligjshëm.Kësisojë pushteti ka provuar që në këtë mënyrë t’i fsheh dështimet, apo ndonjë pazar të mundshëm të blerjes së energjisë në këtë kohë krize”.

Në anën tjetër, Kajtazi thotë se ende nuk ka transparencë të plotë të subvencionimit të energjisë elektrike, kështu duke përmendur borgjet që kompania KEDS ka ndaj KEK-ut.

Krejt në fundi, ai përmendi edhe një fakt që e cilëson si interesant e që ka të bëjë me takimin e Kurtit dhe biznesmenit turk, Ahmet Çalik.

“Ne edhe sot nuk kemi transparencë të plotë të subvencionimit të energjisë elektrike që e ka marrë kompania turke, KEDS.Kjo kompani ka ndaj KEK-ut mbi 40 milionë euro borgje dhe Kostit mbi 63 milionë euro borgje. Çështje kjo për të cilën nuk flet askush. Është fakt interesant për mua, të vetmin biznesmen që Kurti ka takuar në zyre është, Ahmet Çalik , dhe fakti që ky është një turk që e privatizoi KEDS-in dhe ndaj këtij privatizimi kishte protestuar edhe VV-ja, është indigacion që prapa këtij refuzimi të pushtetit fshihet diçka. Çfarë fshihet mundet të hetohet vetëm me një hetim të mirëfilltë”, përfundoi Kajtazi për GazetaBlic.