Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka pësuar një inflamacion të tendinit të Akilit të majtë dhe është jashtë ndeshjes së kësaj të mërkure ndaj Angers.
Me gjashtë ndeshje për t’u luajtur në Ligue 1, pra me 18 pikë në diskutim, kryeson ligën me 15 pikë përpara vendit të dytë, Marseille, dhe me një avantazh në përballjen e drejtpërdrejtë me rivalët e vjetër, Paris Saint-Germain, nëse del fitues nga vizita në Angers, do të kurorëzohet me titullin kampion, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Messi nuk do të jetë prezent në këtë takim. Ndikimi i futbollistit argjentinas nuk ka qenë aq i madh që nga ardhja e tij tek kjo skuadër, duke mos arritur që të dëshmoj aftësitë që ka treguar tek Barcelona.

/GazetaBlic Sport/


