Lajme

Komisioni hetimor, analisti politik ngre dyshime të forta që lidhen direkt me Qeverinë dhe Vetëvendosjen

04/19/2022 16:19
nga:N M

Veç një dilemë e ka para vetës analisti politik Arton Demhasaj, se pse partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje e bllokoi gjatë ditës së sotme nismën e partive opozitare për krijimin e një komisioni hetimor për energji, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë për Gazeta Blic se as partia në pushtet, e asnjë parti tjetër që është pjesë e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të frikësohet nga krijimi i komisioneve parlamentare hetimore për çfarëdo çështje qoftë ajo.

Demhasaj ka ngritur dy gjëra serioze që lidhen me partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë e që lidhet direkt me ndihmë
financiare që ia ka bërë Qeveria e Kosovës, kompanisë private KEDS dhe ngritjen e tarifave të energjisë elektrike.

“Bllokimi i komisionit hetimor për energji nga ana e partisë në pushtet i rritë edhe me shume dyshimet se ka pas keqpërdorime si në rritjen e tarifave apo të subvencionimi i energjisë apo prishjeve në KEK”, ka vlerësuar Demhasaj.

Sipas tij, vetëm krijimi i një komisioni hetimor parlamentar do të nxjerrjet në ‘shesh’ dyshimet për çështje që ai ngriti.

“Andaj duhet medoemos me u kriju ky komision qe mund ta nxjerr të vërteten në publik, kjo duhet të bëhet edhe mbi të gjitha për hir të transparencës. Asnjë parti politike nuk duhet të frikësohet nga komisionet hetimore përjashtimisht vetëm nëse kanë për të fshehur diçka”, tha ai.

AAK merr vendim: Nuk shkojmë në Kuvend pa u themeluar Komision Hetimor për energji

Memli Krasniqi: Pushteti i Albin Kurtit mund ta vonojë, por nuk mund ta ndalojë hetimin parlamentar për krizën energjetike

Opozita lëshon sallën e Kuvendit: Nuk kthehemi në Kuvend deri sa të krijohet Komisioni për energji