Showtime

Monika Lubonja “nxjerr” hapur produksionin e BBV

04/19/2022 15:41
nga:Genita C

Monika Lubonja ish banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri BBV, po qëndron mjaft aktive në botën televizive.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Why Not’, shkruan GazetaBlic.

E pyetur për eksperiencën në BBV, Monika nuk hezitoi të përgjigjet, madje deri tek disa të panjohura për pubikun.

Monika ka shpalosur detaje se çka ka ndodhur brenda shtëpisë dhe se publiku nuk ka parë çdo gjë .

“Na keni parë, por aty është një kamer, aty është një regji nga mbrapa. Nëse për shembull Monika dhe Donaldi kishin këtë lloj kërcimi dhe njerëzit e pëlqenin, dikush tjetër ishte duke bërë një gjë tjetër dhe ti nuk e shikoje dot atë se 2 kanale ishin. Nuk arrije dot që gati 30 persona ti të arrije t’i shikoje të gjitha mosmarrëveshjet. Unë ato veprime që kam bërë, ashtu si funny, por edhe ndonjë nerv që e kam pasur, por që e kanë merak njerëzit shumë që kam kruajtur dhe një hundë…po e kam kruajtur se është logjike.” u shpreh Lubonja.

Megjithatë ajo tha se nuk është penduar për asgjë që ka bërë brenda./GazetaBlic/