Sporti

Lukaku nostalgjik për derbin e Madonninës, me shumë gjasë do të rikthehet tek Interi

04/19/2022 14:38
nga:Mergim Rreci

Sipas La Gazzetta dello Sport, bisedimet mes Romelu Lukakut dhe drejtuesve të Interit vazhdojnë dhe ylli i Chelseat do të shikojë derbin e Milanos sonte në TV me miqtë e tij.

Reprezentuesi belg po kalon një kohë të vështirë në “Stamford Bridge” dhe po mendon të rikthehet në Inter në sezonin 2022-2023. “Nerazzurrët” nuk mund të përballojnë ta ri-nënshkruajnë atë, por vetëm do ta huazojnë me një opsion të mundshëm blerje, ndërsa sulmuesi duhet të pranojë të marrë një ulje page, përcjell GazetaBlic Sport.

La Gazzetta dello Sport këmbëngul se një rikthim në “Stadio Meazza” do të ishte opsioni i tij nr.1 nëse Chelsea pranon të ndahet me të gjatë verës. Megjithatë, do të ketë më shumë qartësi në lidhje me të ardhmen e sulmuesit pas ndryshimit në krye të klubit nga Londra.

Sipas raportit, drejtuesit e Interit i kanë thënë Lukakut të ‘pres dhe të ketë durim’ ndërsa 28-vjeçari është nostalgjik për kohën e tij në Milano.

/GazetaBlic Sport/