Blerja e mundshme e Milanit nga Investcorp do të bënte që shumë yje evropianë të transferoheshin nga kuqezinjtë, përfshirë Raheem Sterling, i cili, sipas La Gazzetta dello Sport, do t’i ofrohet gjigantëve të Serie A.
Reprezentuesi anglez thuhet se nuk është më në marrëdhënie të mira me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe sipas gazetës rozë, agjentët e tij do t’ia ofrojnë atë kuqezinjve, përcjell GazetaBlic Sport.
27-vjeçari ka qenë titullar i rregullt në “Etihad Stadium” këtë sezon me 14 gola dhe shtatë asistime në 40 paraqitje. Kontrata e tij skadon në qershor 2023.
Me Investcorp në bisedime për të blerë Milanin nga Elliott, La Gazzetta parashikon një buxhet transferimi në rreth prej 300 milion € për të forcuar ekipin në 2022-2023 nëse fondi i investimeve Bahrein përfundon marrëveshjen.
/GazetaBlic Sport/


