Lajme

Kuvendi votoi dy anëtarë të Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

04/19/2022 13:34
nga:Astrit Gashi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot për dy kandidatët e propozuar nga Qeveria për anëtarë të Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Fidane Spahija – Gjikolli dhe Avni Sahiti u zgjodhën anëtarë të KRPK-së me 65 vota për, nga deputetët që ishin të pranishëm në sallë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar emrat e Spahija – Gjikollit dhe Sahitit në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.Fidane Spahija – Gjikolli është është doktor shkence në ekonomi ka përvojë akademike mbi 10 vite në fushën e kontabilitetit financiar.