Bayern Munich nuk i mbyll derën për një largim të mundshëm të Robert Lewandowski, tashmë në afatin kalimtar të ardhshëm, pasi ka vendosur çmimin e shitjes: 40 milionë euro.
Ajo që avancon me vlerën që kërkon Bayern Munich për sulmuesin 33-vjeçar polak është revista gjermane Kicker, këtë të martë, e cila gjithashtu raporton se Bayern nuk e përjashton mundësinë që Lewandowski të rinovojë kontratën e tij, megjithëse klubi nuk pranon rritjen e pagës së lojtarit, politikë në zgjatjen e kontratave me lojtarët mbi 30 vjeç, përcjell GazetaBlic Sport.
Barcelona është theksuar si interesimi më i madh për Lewandowskin, i cili këtë sezon ka shënuar 47 gola në 42 ndeshje për Bayernin.

/GazetaBlic Sport/


