Lajme

Edhe VV-ja thërret konferencë të jashtëzakonshme

04/19/2022 13:02
nga:Astrit Gashi

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thirrë konferencë të jashtëzakonshme sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Konferenca do të mbahet në orën 14:00.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mban konferencë të jashtëzakonshme për media, sot e martë, 19 prill, në ora 14.00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nuk është bërë e ditur tema e konferencës.