Sporti

Liverpool – Manchester United, ja cila skuadër ka bilanc më pozitiv në ndeshjet direkte

04/19/2022 12:43
nga:Mergim Rreci

Liverpool dhe Manchester United do të përballen sonte në Premier League.

Në “Anfiled” do të zbresin plot 39 tituj kampion, me “The Reds” të cilët luajnë për titullin e 20-të në histori, për të barazuar pikërisht rekordin e “Djajve të Kuq”, përcjell GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme, me Liveproolin që kërkon fitoren kur dihet se është në ndjekje të titullit, kurse Manchester United kërkon fitoren për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Bazuar tek statistikat e ndeshjeve mes dy skuadrave, Manchester United ka bilanc më pozitiv. “Djajtë e Kuq” kanë 81 fitore, Liverpool ka 69, kurse 58 ndeshja kanë përfunduar me barazim.

/GazetaBlic Sport/