Lajme

Mohimi i formimit të Komisionit për energjinë, Memli Krasniqi konferencë të jashtëzakonshme për media

04/19/2022 12:19
nga:N M

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media për në ora 15:00, pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku nuk u themelua komisioni hetimor për energji, raporton Gazeta Blic.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga partia më e madhe opozitare.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot Konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Vendi: Selia Qendrore e PDK-së
Koha: 15:00

Opozita lëshon sallën e Kuvendit: Nuk kthehemi në Kuvend deri sa të krijohet Komisioni për energji