Sporti

Alexandre Pato parashikon super sfidën mes Interit dhe Milanit në Kupën e Italisë

04/19/2022 10:23
nga:Mergim Rreci

Ish sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato ka komentuar derbin e madh të “Madonninës”, derbi ky që do të zhvillohet sonte në Kupën e Italisë.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0 me 0, me ndeshjen e dytë që do të vendosë gjithçka, përcjell GazetaBlic Sport.

Në vetëm 73 ditë këto dy skuadra janë ndeshur si në kupë ashtu edhe në kampionat, sidoqoftë vlen të theksohet fakti që kuqezinjtë janë të pamposhtur në këtë sezon në përballjet mes tyre.

Pato tha se Milani nuk guxon të dështojë në këtë takim dhe se një fitore e mundshme do të ishte sinjal i mirë edhe në garën për titull.

“Derbi është zemra e qytetit, i cili ka kulturë, modë, gjithçka. Megjithatë me derbin qyteti ndalon. Kush fiton? Garë e vështirë. Milani nuk mund të dështojë, sepse titulli është vetëm pak larg dhe Milani mund ta fitojë atë. Mundja e kundërshtarëve në Kupën e Italisë do të jepte më shumë energji. Kush shënon? Giroud është i fortë, Leao duhet të gjejë bastin. Le ta lëmë të hapur parashikimin, sepse me Interin është gjithmonë kështu”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/