Sporti

Shkëlqeu sa ishte futbollist aktiv, Didier Drogba kërkon tashmë një pozitë tjetër në Bregun e Fildishtë

04/19/2022 10:11
nga:Mergim Rreci

Didier Drogba është një nga gjashtë kandidatët për presidencën e Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë (FIF), zgjedhjet e së cilës janë planifikuar për në 23 të këtij muaji.

“Pas 23 prillit do të fillojë një epokë e re për futbollin e Bregut Fildishtë. Mendoj se kam të gjitha shanset për të fituar këto zgjedhje. Pas zgjedhjeve, prioriteti im do të jetë uniteti, sepse Bregu i Fildishtë ka kaluar shumë kriza që na bënë të humbasim kualifikimin në dy Kupat e Botës”, theksoi Drogba në një konferencë për shtyp të mbajtur në Abidjan, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se pas dy vitesh trazira politike dhe pikëpyetje për përshtatshmërinë e disa kandidatëve, pas vdekjes së presidentit në detyrë, Augustin Sidy Diallo, në moshën 61-vjeçare,  ndërhyrja e FIFA-s i cili caktoi një Komitet Standardizimi për të kryer këto zgjedhje.

Drogba shihet si favoriti kryesor për ta fituar këtë garë, me ish sulmuesin që ka shkëlqyer sa ishte futbollist aktiv.

/GazetaBlic Sport/