Lajme

Berisha: Kurti të veproj kundër krimit ndërkufitar, mos t’i mbuloj incidentet me retorikë të rrejshme patriotike

04/19/2022 10:09
nga:Astrit Gashi

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të veproj kundër krimit ndërkufitar.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është përgjegjësi e kryeministrit Kurti që të luftoj krimin e organizuar e jo t’i mbuloj incidentet me retorikë të rrejshme patriotike.

“Përderisa lufta reale ruso-ukrainase për Donbas ka nisur përshkallëzimin e plotë, Kurti në përpjekje për të imituar Zelenskin po përshkallëzon retorikën e luftës imagjinare me Serbinë.

E në fakt, si kryeministër i vendit Kurti do të duhej të veproj kundër krimit ndërkufitar që hyn në përgjegjësinë e tij, dhe jo t’i mbuloj incidentet me retorikë të rrejshme patriotike”, ka shkruar Berisha.