Lajme

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë

04/19/2022 09:13
nga:Mergim Rreci

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka paraparë që edhe gjatë ditës martë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe mundësi të reshjeve të shiut.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius.

Sipas këtij instituti, në vend do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë.