Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, zbuloi në një intervistë për Radion italiane Rai1 se do të bëjë tifo për Kanadanë në Botërorin e ardhshëm.
Ancelotti sigurisht që do të mbështeste Italinë, por kampionët aktualë të Evropës nuk kanë arritur të kualifikohen në kompeticion.
“Unë do të bëj tifo për Kanadanë në Kupën e Botës. Nuk ka kaluar shumë kohë. Kanadaja është shtëpia ime e dytë. Gjithashtu, presidenti i Federatës Kanadeze të Futbollit është nga Abruzzo, kështu që të gjithë atje do të bëjnë tifo për Kanadanë,” shpjegoi Ancelotti në një intervistë.
Së bashku me Marokun dhe Belgjikën, Kanadaja është në grup edhe me Kroacinë.
/GazetaBlic Sport


