Lajme

Turqia sulmon pozicionet e PKK-së, ushtria publikoi pamjet

04/18/2022 15:20
nga:Astrit Gashi

Turqia ka publikuar pamjet e para të operacionit ushtarak kundër militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, i cili filloi të dielën.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka publikuar pamjet e ofensivës së saj ushtarake kundër forcave kurde në Irakun verior, ndërsa ministri turk i Mbrojtjes tha se luftimet do të vazhdojnë “derisa të neutralizohet terroristi i fundit”.

Operacioni ushtarak në Irakun verior ka arritur të gjitha qëllimet e tij, u tha në një konferencë të shkurtër për gazetarët në Ankara, duke theksuar se forcat turke po synojnë të eliminojnë militantët kurdë në veri të Irakut.

“Ushtria ka raportuar se shumë terroristë janë vrarë dhe se shumë objektiva të lidhur me ta janë shkatërruar. Deri më tani, të gjitha qëllimet e planifikuara janë arritur,” tha ministri turk Hulusi Akar.

Në video e publikuar nga Turqia shfaqen avionë luftarakë, helikopterë sulmues, artileri dhe forca tokësore në veprim. Shumica e pamjeve janë realizuar me pajisje për shikim gjatë natës.

Fushata e Turqisë, Operacioni Kthetrat e çelikut, është një operacion ndërkufitar i forcave turke që synon shkatërrimin e militantëve kurdë në veri të Irakut.

Ankaraja e konsideron Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si organizatë terroriste
Operacioni u fokusua në rajonet e Metinës, Zap dhe Avasin-Basjan, njoftoi ushtria turke.