Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka quajtur deputetin e LVV-së Armend Mujën, “GJENERAL ARMEND MUJA”, por jo me armë të vërtetë në dorë, por me “allti të ujit”.
Ai në një postim në Facebook e ka quajtur oportunist Mujën i cili u bë me VV-në vetëm kur e pa se po fitonte, sepse sipas tij, ai e përkrahnte qeverisjen e PDK-së.
Më tej, ai ka thënë se Muja funksionon me idenë e Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmani.
“Ky e ka qëllimin me i dhezë disa që s’e kuptojnë prapavinë e tij. Prapavija është e qartë: SHAJ LIDERËT E UÇK-së dhe fiton vota (fryma e Vjosës e Albinit). Pra thjeshtë, ky don me i fitu disa vota më shumë për vete”, ka shkruar ai.


