Sporti

Presidenti i Bayernit: Bisedimet me Lewandowskin po vazhdojnë

04/18/2022 10:11
nga:E K

Bayern Munich dhe Lewandowski ende nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Zërat për largimin e polakut nga Bayerni janë shtuar shumë kohëve të fundit me mediat e huaja që po raportojnë për një kalim të mundshëm të tij te Barcelona, shkruan GazetaBlic Sport.

Në lidhje me këtë çështje ka folur presidenti i ekipit gjerman, Hainer.

Ai ka njoftuar gazetën ‘Bild’ se bisedimet për rinovim me yllin polak janë duke vazhduar.

“Një bisedë u zhvillua me Lewandowskin – dhe një tjetër është planifikuar. Bisedimet do të vazhdojnë”, tha Hainer.

/GazetaBlic Sport/