Lajme

Komuna e Prishtinës organizon Akademi Përkujtimore për dëshmorët e qytetit

04/18/2022 08:40
nga:N M

Nga sot, 18 prill, e deri më datë 24 të këtij muaji, Prishtina do të ketë ditët përkujtimore të dëshmorëve të qytetit.

Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të organizojnë “Ditët e Krenarisë”, në shenjë nderimi për dëshmorët e kryeqytetit.

Organizimi do të bëhet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Aktivitetet që do të mbahen ditën e sotme, në shënim të kësaj ngjarjeje janë si në vijim:

Ora 10:00 – Homazhe në varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania;

Ora 10:30 – Nderim te shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti;

Ora 10:35 – Dhurim i gjakut në sheshin Zahir Pajaziti.

Dita do të mbyllet me Akademinë Përkujtimore për dëshmorët, e cila do të mbahet me fillim nga ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Sindikata: IPK-ja po bënë spektakël, arrestimet e policëve sikurse të ndonjë krimineli të pakapshëm