Sporti

Manchester United i bashkohet garës për Dybalan – takohen me agjentin e argjentinasit

04/18/2022 08:53
nga:E K

Futbollisti argjentinas Paulo Dybala me shumë gjasa do të largohet nga Juventus sezonin e ardhshëm.

Dybala ka kontratë me Juven deri në fund të këtij sezoni, ndërsa marrëveshja për rinovim nuk është arritur, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Tuttomercatoweb’ bën të ditur raporton se Man United i është shtuar listës së skuadrave të interesuara për argjentinasin.

Inter, Atletico Madrid e Milan janë disa nga skuadrat tjera që interesohen për argjentinasin.

Dybala mund t’u bashkohet këtyre skuadrave si lojtar i lirë në fund të stinorit.

/GazetaBlic Sport.