Sporti

Real Madrid me postim epik pas ndeshjes: A kishte dikush dyshime?

04/17/2022 23:15
nga:L J

Skuadra e Real Madridit ka arritur një fitore të madhe ndaj Sevillas në “Ramon Sanchez Pijuan”.

Sevilla ishte në avantazh pas pjesës së parë me rezultatin 2-0, falë golave të Rakitic dhe Lamelas, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, shkruan GazetaBlic Spor.t

Rodrygo, Nacho dhe Benzema në fund shënuan për të vulosur ritkhimin e madh dhe për t’i dhuruar tre pikë ekipit të Ancelottit në këtë ballafaqim fantastik.

Pas ndeshjes, faqja zyrtare e Real Madridit kishte një pytje ironike për tifozët.

“A kishte dikush dyshime”, shkruhet në postimin e klubit madrilen.

/GazetaBlic Sport