Sporti

14 futbollistë të klubit ukrainas i bashkohen luftës ndaj Rusisë

04/17/2022 21:43
nga:L J

Klubi i futbollit Prikarpattia nga Ivano-Frankivsk ukrainas iu bashkua forcave të armatosura të Ukrainës për të mbrojtur vendin nga pushtimi rus.

Fillimisht futbollistët pranuan se nuk donin të shkonin në ushtri, pasi kishin frikë dhe se nuk dinin të luftonin. Pas kësaj, një ushtar erdhi në klubin e tyre dhe filloi t’i stërvitte se si të mbronin Ukrainën. Pas stërvitjes, 14 lojtarë dhe trajnerë bënë betimin dhe u nisën për të mbrojtur vendin e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas 20 xhirove në ligën e dytë të Ukrainës, Prikarpattia ishte në vendin e shtatë me 28 pikë.

Në klub këtë sezon luajnë vetëm lojtarë të kombësisë ukrainase.

/GazetaBlic Sport