Sporti

Bayern Munich një fitore larg titullit, javën e ardhshme e pret Dortmundin

04/17/2022 18:49
nga:L J

Bayern ka mposhtur 3-0 Armimia Bielefed në ndeshjen e xhiros së 30-të të Bundesligës gjermane dhe kanë sërish një avantazh prej nëntë pikësh nga vendi i dytë.

Bayerni kaloi në epërsi me autogolin e Danit Jakob Laursen në minutën e 10-të, kurse Serge Gnabry thelloi avantazhin në 2-0 në minutën e shtatë të shtesës në pjesën e parë. Rezultatin përfundimtar e vulosi goli i Jamal Musiala në minutën e 85-të, përcjell GazetaBlic Sport.

Bayern është në vendin e parë të tabelës me 72 pikë, nëntë më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë dhe Arminia është në vendin e parafundit, në vendin e 17-të në tabelë me 26 pikë.

Në xhiron e radhës Bayerni do të takohet në derbi me Borussia Dortmundin dhe do ta fitonte titullin në rast se fiton këtë derbi.

/GazetaBlic Sport