Sporti

Dëmtim i tmerrshëm në Premierligë – Vlasic nuk mund t’i ndal lotët

04/17/2022 16:32
nga:L J

Sulmuesi i West Ham United, Nikola Vlasic, ishte dukshëm i shqetësuar pasi ishte dëshmitar i lëndimit të tmerrshëm të mesfushorit të Burnley, Ashley Westwood.

Westwood u lëndua rëndë dhe u largua nga fusha me barelë, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjatë një dueli për top, Westwood mori një dëmtim të rëndë – me ç’rast trondit të gjithë të pranishmit. Vlasic e kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte. Më pas ai u përkul i tronditur dhe shpërtheu në lot.

Kapiteni Declan Rice dhe sulmuesi i Clarets Maxwel Cornet ishin mes lojtarëve që iu afruan Vlasicit, i cili u ndje keq për përplasjes që e bëri me kundërshtarin.

Westwood mori një duartrokitje të madhe nga të gjithë – ndërsa u largua me barelë.

/GazetaBlic Sport