Ka përfunduar ndeshja mes Llapit dhe Dritës.
Llapi ka arritur të marrë tre pikë pas fitores minimale në shtëpi ndaj Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shkruan GazetaBlic Sport.
Goli i vetëm në këtë takim u realizua në pjesën e parë.
Prince Balde devijoi topin pas harkimit nga Amardu për të dërguar topin në rrjetën e tij.
Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë nuk pati gola dhe ndeshja u mbyllë me rezultatin 1-0 për Llapin.
/GazetaBlic Sport/


