Sporti

Ballkani me fitore solide ndaj Prishtinës – përforcon kreun e tabelës së Superligës së Kosovës

04/17/2022 15:26
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Ballkani ka arritur të marr fitore të madhe në shtëpi duke mposhtur Prishtinën me rezultat solid 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golat për Ballkanin i shënuan, Baftiu dhe Ermal Krasniqi në minutat 34’të dhe 39’të të takimit.

Ballkani kishte raste të tjera kur Ermal Krasniqi humbi penalltinë në minutën e 9’të të takimit.

Vlen të theksohet që Ballkani goditi 2 herë  shtyllën e mysafirëveve, fillimisht me Gripshin në pjesën e parë, i cili gjuajti fuqishëm nga distanca, kurse Korenica në pjesën e dytë në minutën e 85’të të takimit, kur goditjen e tij e devijoi në transversale portieri i Prishtinës, Haxho.

Me këtë fitore Ballkani shkon në kuotën e 63 pikëve, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt Gjilani që ka 55 pikë në vendin e dytë.

/GazetaBlic Sport/