Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje vendeve të BE-së që të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë dhe atë sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Të gjitha vendet anëtare që munden të dorëzojnë armët sa më shpejtë, sepse vetëm kështu Ukraina mund të mbijetojë në luftën e saj akute mbrojtëse kundër Rusisë”, tha von der Leyen për gazetën Bild am Sonntag.
Ajo vuri në dukje se çdo gjë e mundshme duhet bërë për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit në Ukrainë, megjithëse mund të zgjasin me muaj, në rastin më të keq, edhe me vite.
Von der Leyen theksoi se Ukraina duhet të marrë atë që i nevojitet për mbrojtje dhe atë që mund të menaxhojë, dhe shtoi se “nuk bën dallim midis armëve të rënda dhe të lehta”.
Komisioneri i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell, tha pas një vizite të përbashkët në Kiev me Von der Leyen në fillim të këtij muaji se lufta në Ukrainë “do të fitohet në fushën e betejës” dhe përsëriti angazhimin e palëkundur të Bashkimit për të ofruar mbështetje ushtarake për Kievin.


