Legjenda e skuadrës italiane Juventus ka komentuar situatën e kontratës së Dybala te “Zonja e Vjetër”.
Sipas portierit legjendar italian, Buffon, skuadra nga Torino nuk ka gabuar që nuk ka rinovuar kontratën e sulmuesit argjentinas, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nuk e prisja, por klubi ishte i qartë dhe i sinqertë duke shpjeguar se ai nuk është më pjesë e projektit”, tha fillimisht ai.
“Kjo është arsyeja pse ata nuk ia zgjatën kontratën, jo sepse ai nuk është i mirë. Juventusi nuk bëri diçka gabim në lidhje me këtë”, përfundoi Buffon për gazetën ‘La Stampa”.
/GazetaBlic Sport/


