Ronaldo ishte protagonisti kryesor i fitores së djeshme të Man United ndaj Norwich Cityt.
Ylli portugez arriti të shënoi hetrik në fitoren e Djajve të Kuq me rezultat 3-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas asaj çka raporton “The Sun” Ronaldo ka marrë një shpërblim të majmë nga United për 3 golat e shënuar.
Në kontratën e tij është një kusht i veçantë që parasheh se Ronaldo do shpërblehet me 1 milionë euro kur të arrijë këtë shifër.
Portugezi poashtu nga sot do paguhet 100 mijë euro për çdo gol të shënuar.
Bonuset për 37 vjeçarin nuk do ndalen këtu pasi ai do marrë edhe 1 milion euro tjera nëse shpallet golashënuesi më i mirë i klubit këtë sezon.
/GazetaBlic Sport/


