Boksieri i mirënjohur shqiptar, Shefat Isufi ngjitet sonte përsëri në ring.
Që nga fillimi i karrierës e deri më sot, ai ka mbi 30 fitore dhe vazhdon fuqishëm duke dhënë më të mirën nga vetja në arenat ndërkombëtare të boksit, përcjell GazetaBlic Sport.
Shefat Isufi, boksieri i cili mbanë titujt WBC, IBF, WBA Europa, WBO InterContinental, si dhe njëherë, sfidues i Titullit Botëror në versionin WBO, bokson sonte kundër Grigor Saruhanian.
Isufi ka bilanc prej 33 fitoreve, 4 humbje dhe 2 baraazime. 24 prej tyre i ka fituar me nokaut.
Meçi do të filloj pak para orës 23:00 dhe transmetohet tek faqja e ‘GazetaBlic Sport’ dhe në ‘Kanal 10’.


